Aktori francez Gérard Depardieu është arrestuar nga policia në Paris, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
75-vjeçari u paraqit në polici sot dhe po merret në pyetje për paditë që kanë ngritur dy gra.
Dyshohet se këto ngacmime kanë ndodhur në sheshe filmash, shkruan CNN.
Edhe para disa kohësh aktori ka qenë nën hetim për përdhunim dhe ngacmim seksual pasi një numër grash kanë paraqitur ankesa kundër tij.
Ndërkohë që Depardieu i kishte mohuar më parë këto akuza ndaj tij.
Depardieu është i njohur për rolet e tij në filma si "Green Card", "The Man in the Iron Mask" dhe "Life of Pi".
Në vitin 1991 u nominua për një çmim Oscar për rolin e tij kryesor në "Cyrano de Bergerac".
Kurse në 2013, Depardieu-t iu dha nënshtetësia ruse nga Vladimir Putin pasi tha se do të hiqte dorë nga pasaporta e tij franceze në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për një rritje të taksave për më të pasurit.