Aktori turk Serhat Mustafa Kılıç është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit.
Sipas raportimeve nga mediat turke, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Ajo kishte shkuar në apartamentin e tij, ku e kishte gjetur Kılıç në divanin e dhomës së ndenjes.
Sipas deklarimeve që partnerja e tij u ka dhënë autoriteteve, Kılıç vuante nga kanceri. Disa media turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide.
Shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore dhe hetimeve nga autoritetet.
Kılıç ishte i njohur në Shqipëri për rolin e tij si Selim Birkan në serialin 'Ezel'.








Komente
Komento