Aktori Igli Zarka i zhgënjyer nga Teatri Kombëtar: Aty të shkelin me këmbë

Mjaft i zhgënjyer me mënyrën se si administrohet sot Teatri Kombëtar dhe se si përzgjidhen aktorët për shfaqje të ndryshme është shprehur aktori Igli Zarka. Duke komentuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV mbi dramën e bujshme të vitit të kaluar “Equus” të regjisorit boshnjak Dino Mustafiç ku 26 vjeçari u bë artisti i parë që interpretoi nudo në teatër, Zarka është treguar kritik ku foli madje për presione ndaj aktorëve.

“Në Teatrin Kombëtar duhet të pranoja patjetër (rolin) pavarësisht lojërave që bëhen nga njerëz të vegjël. Në teatër, sidomos në atë kombëtar ka presione të vogla që po të mos jesh i sigurt në vetvete, po të mos kesh dinjitet, të shkelin jo vetëm me këmbë, por të vënë edhe divanin lart. Unë për rolin , kam fituar audicionin dhe kjo më ka bërë të rrezikshëm për gjithë sistemin, sepse nuk funksionon sistemi që futesh në audicion për t’u futur në Teatër Kombëtar. Gjatë kohës që përgatisja monologun më është thënë të mos shkoja sepse nuk kisha për ta fituar, nga personat që e organizonin audicionin. Kontratata që firmos aktori ka një klauzolë, niveli artistik i figurës artistike. Unë besoj që shpesh kontratat janë fiktive sepse roli është në skenë dhe jo në zyrat e administratës”-tha Zarka.


(Aktori Igli Zarka duke interpretuar nudo)

Sipas aktorit, as drejtuesit e Teatrit Kombëtar dhe as Ministria e Kulturës nuk bënë përpjekje për ta çuar dramën “Equus” në festivalet jashtë vendit duke e “vrarë” shfaqjen.

“Unë besoj që shpesh kontratat janë fiktive sepse roli është në skenë dhe jo në zyrat e administratës. Unë jam i zhgënjyer me shumicën e atij grupimi njerëzish në teatër, sepse teatri nuk është pronësi e askujt. Unë me naivitetin tim luftova që të mos vritej ajo shfaqje. Ne morëm ftesa për të dalë jashtë kufijve dhe nuk shkuam dot sepse drejtori nuk shkonte mirë me drejtorin. Unë i ka shkruar dhe zonjës ministre duke i kërkuar ndihmë që ta fusnim Shqipërinë në artin ballkanik. Dhe më ktheu një përgjigje diplomate që nënkuptonte se ky është sistemi. Nuk kam pse të luftoj një sistem që nuk rri dot në këmbë”-tha Zarka.

Igli dhe aktorja Krist Lleshi ishin sot në studion e “Rreze Dielli” për të promovuar shfaqjen e tyre “Drama e dy karaktereve”, vepër e Tennessee Williams që vihet për herë të parë në skenat shqiptare dhe do të ketë premierën në 13 prill në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Natyra e kufizuar e ekzistencës njerëzore”,- ishte një nga temat më të rëndësishme gjatë karrierës së Ëilliams-it dhe kjo vepër konsiderohet si qasja e tij më personale e mundshme. Clare dhe Felice, karakteret që ata interpretojnë, sado që përpiqen, nuk munden të gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuar nga gjendja e tyre e rënduar psiqike. Për rrjedhojë, vetë publiku ballafaqohet me të vërtetat e errëta të të qënit thjesht njerëzor.

“Kjo vepër është e vështirë dhe e rëndë psiqikisht, por ne jemi përpjekur ta sjellim sa më mirë. Një motër dhe një vëlla, ku njëri është dramaturg dhe tjetra aktore detyrohen të jetojnë së bashku sepse nuk mund të rrinë të ndarë. Vepra është gati 99% autobiografike. Motra e djalit u mbyll në një çmendinë për 27 vjet. Është hedhja në letër e jetës së motrës së tij. Ai kishte vetëm motrën e tij në jetë dhe marrëdhënia vëlla motër vjen shumë e mirë por shkatërrohet rrugës.”-shpjegoi Krist Lleshi që në këtë dramë luan rolin e Clare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë