Aktori Genti Kame gatuan në ‘Rreze Dielli’, një nga recetat e preferuara të familjes së tij

Pasta me domate, verë dhe karkaleca

Përbërësit:

  • 250–300 gr makarona
  • 300 gr karkaleca
  • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër
  • 200–250 gr domate qershi
  • 80 ml verë e bardhë
  • 1 majë spec djegës (opsionale)
  • Kripë dhe piper i zi
  • Majdanoz i freskët i grirë
  • Djathë parmixhano për servirje

Përgatitja:

Zieni makaronat në ujë me kripë sipas kohës në paketim. Ruani ½ filxhan ujë nga zierja. Në një tigan të madh, ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni hudhrën. Skuqeni lehtë derisa të lëshojë aromë (jo të digjet). Shtoni karkalecat, kripë dhe piper. Gatuajini 2–3 minuta derisa të marrin ngjyrë rozë. Hiqini përkohësisht në një pjatë. Në të njëjtin tigan shtoni domatet dhe specin djegës. Gatuajini 4–5 minuta derisa të zbuten. Shtoni verën e bardhë dhe lëreni të avullojë alkooli për 2–3 minuta. Ktheni karkalecat në tigan, shtoni pak ujë nga makaronat dhe përziejeni salcën. Shtoni makaronat e kulluara dhe përziejini mirë që të lidhen me salcën. Në fund shtoni majdanoz dhe disa pika lëng limon për freski.