SHBA - Aktori i famshëm i “Pulp Fiction”, Samuel Jackson i ka bërë apel votuesve të presidentit Obama që të zgjohen nga gjumi.

Aktori shfaqet mjaft i rebeluar, mbi të gjitha me votuesit apatike. Në një video të re, të sponsorizuar nga Këshilli Hebre për edukim dhe hulumtim, aktori i famshëm tregon një histori të rimuar gjatë kohës që njerëzit janë shtrirë për të fjetur. Qëllimi i kësaj historie është që të frymëzojë njerëzit në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti.

Videoja në fjalë është e bazuar në historinë e famshme për fëmijë e cila, është e adaptuar për të rritur me titullin "Shko Fli", në të cilën Jackson bën narratorin dhe shfaqet teksa përballet me pjesëtarët e përgjumur të një familjeje.

Rima profane paralajmëron personazhet në fjalë rreth asaj çka mund të ndodhë nëse guvernatori Mitt Romney fiton zgjedhjet, duke i bërë apel të gjithëve që të ngrihen dhe të votojnë për presidentin aktual Barack Obama.

Videoja në fjalë është katër minuta e gjatë dhe ndryshe nga filmi origjinal është e censuruar nga fjalët e pista. Këshilli hebre i cili është financuesi kësaj videoje, është një ndër mbështetësit kryesorë të presidentit Obama.

(ed.ka/Shqiptarja.com)