Aktori Reshat Arbana, artisti që jetën e tij ia kushtoi teatrit dhe kinematografisë feston sot 80-vjetorin e lindjes

Aktori Reshat Arbana, artisti që jetën e tij ia kushtoi teatrit dhe kinematografisë feston sot 80-vjetorin e lindjes

Reshat Arbana

Reshat Arbana, artisti që ka skalit në më shumë se 35 karaktere, si protagonist në kinematografinë shqiptare feston sot datëlindjen e 80-të. I vlerësuar nga publiku artdashës më shumë sesa nga institucionet e kulturës për kontributin, që ka dhënë në artin teatror edhe të kinematografisë, Reshat Arbana u lind në (15 shtator 1940) në Tiranë. Angazhimi i tij në kinema dhe teatër nis në fillim vitet ’60, pasi kreu studimet e larta në degën e Aktrimit tek “Aleksandër Moisu” në Durrës.

“Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët apo jubiletë, sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës”, do të shprehej artisti i njohur para dy vitesh në datëlindjen e 78, mes miqsh edhe kolegësh të një jete.

Ndërsa, disa nga rolet që ka luajtur janë Samiu tek “Fije që priten”, kryetari i Bashkisë tek “Gjeneral gramafoni”, Bimbashi tek “Liri a vdekje”, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë”, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë”  dhe shumë role të tjerë. 

Disa vite, pasi doli në pension Reshat Arbana do të rikthehej, si protagonist tek “Streha e të harruarve” e dramaturgut Ruzhdi Pulaha me regji të Mihal Luarasit.

Ndërsa, në vitin 2012 me urdhrin “Nderi i Kombit” do të vlerësohej me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”.

Takim emocionues për rolin e arrirë, do të ishte rikthimi i tij në skenën teatrore para artdashësve në shfaqjen “Babai” të Florian Zellerit me regji të Spiro Dunit. Rol me të cilin u shpall “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove.   

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 15/09/2020 22:36

    Edhe 100 gjigand

    Përgjigju
  • Erik: 15/09/2020 21:37

    Gezuar ditelindjen legjende, ikone e kinematografise shqiptare. Na mungon te te shohim ne skene apo ne jeten aktive artistike.

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/09/2020 18:39

    Reshat Arbana aktori me zemer te madhe.Edhe njeqind i madhi kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia