Meta uron 82 vjetorin e Reshat Arbanës: Me zërin kumbues, ka pasuruar kulturën tonë kombëtare

Meta uron 82 vjetorin e Reshat Arbanës: Me zërin kumbues, ka pasuruar kulturën tonë kombëtare

Ilir Meta dhe Reshat Arbana

Presidenti Ilir Meta i ka uruar 80 vjetorin 'Nderit të Kombit' Reshat Arbanës.

Mjeshtri i skenës shqiptare, Arbana njihet për më shumë se 35 karaktere, si protagonist në kinematografi.

Meta shprehet se aktori i madh, Reshat Arbana Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

"Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja!

Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera", shkruan Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët