Aktori britanik me famë ndërkombëtare Russell Brand është vënë nën akuzën për ngacmim seksual, në SHBA.
Një grua e quajtur Jane Doe ka bërë një padi kundrejt aktorit ku pretendon se ky i fundit e ka sulmuar seksualisht.
Sipas BBC, ngjarja e supozuar nga gruaja ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit rom-com Arthur në vitin 2010.
Ajo shprehet se Brand hyri në banjën ku ndodhej ajo ndërkohë që sipas saj ai ishte plotësisht i dehur.
Skandali rëndohet kur ajo shton se në momentin që aktori amerikan ka hyrë në banjo, ai ka qënë i shoqëruar, pasi një person ka qëndruar në derën e banjos.
Brand ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë “konsensuale”.
Doe raportohet se kërkon dëmshpërblime nga aktori britanik.