Aktori shqiptar në SHBA i infektuar me COVID-19: Mushkëritë në skaner si plak 100 vjeç, futet në trup si njësi speciale

Aktori shqiptar në SHBA  i infektuar me COVID-19: Mushkëritë në skaner si plak 100 vjeç, futet në trup si njësi speciale

Julian Gjaci

Aktori shqiptar në SHBA, Julian Gjaci ka 10 ditë i infektuar me COVID-19 dhe ka treguar përmes një postimi se si e ka përballuar situatën.

Gjaci tregon se ky virus të futet në trup si njësi speciale dhe për 2 ditë të paralizon. Ai thotë se pas ditës së 7-të është dorëzuar kurse në skaner mushkëritë i dalin si një plak 100 vjeç.

Aktori shqiptar ka shtuar se iu deshën 3 ditë që të rikthehet në gjendje më të mirë shëndetësore, edhe pse sëmundja i ka kaluar në pneumoni.

Ai ka treguar se ka patur temperaturë të lartë konstante, dhimbje në të gjithë trupin e kokën, kollë, të dridhura edhe pse me 10 batanije i mbuluar.

Statusi i Julian Gjacit:
Përshëndetje familarë, shokë e miq  sot e disa ditë jeni shqetsuar për shëndetin tim. Dita 10 i infektuar me Korona Virus. Jo nga kjo korona që thonë e kam kaluar në shkurt kur ju pati dalë një nishan në ballë. Por kjo tjetra, ky mikrobi Kinez he kina nanën krejt kines. Ky të futet në trup si njësi speciale, për dy ditë me ka paralizuar, më ka errsuar sytë edhe dy mushkritë mi ka shpallur me pneumoni.

Temperatura e lartë konstante, dhimbja krejt trupi koka, kolla, të dridhurat edhe pse me 10 batanije. 7 dit kam nejt në shtëpi. Se di kush tjetër do të kishte duruar këtë për 7 ditë, ditën e 8 jam dorëzuar me më shit për hekur. I dehidratuar dhe me mushkëritë në skaner si plak 100 vjec.

Për fat është programi i Covid- 19 nga qeveria amerikane, qendra të ngritura nga ekspertët më të mirë dhe ilacet më të mira. Po kjo është histori tjetër se do ua lej amanet dhe femijëve të mi. Se kam ditur se do ia dilja.

Foto nga aktori shqiptar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë