Selma Blair, protagonistja e filmit “Hellboy” së fundmi ka shpërndarë foto të saj gjatë periudhës që ka luftuar me sëmundjen e sklerozës.
Ajo u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë në muajit tetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë është trajtuar me kimioterapi, që ka dhëne rezultate mjaft pozitve.
Sipas Yahoo, fotot e saj janë mbështetur shumë nga fansat por ka pasur edhe kritika të shumta. 47-vjeçarja ka qenë gjithmonë e hapur për betejën e saj ndaj sëmundjes dhe hapat që ka ndërmarrë gjatë trajtimit.
Selma Blair
Nëpërmjet fotove ajo ka treguar se çdogjë mund të luftohet kur ke vullnet.
Blair tashmë është e rikuperuar dhe të gjithë presim që ta shohim përsëri në ekranet e televizionit.