Aktorja e Al Pazar përlotet në emisionin 'Rreze Dielli', vëllai i bën surprizë me muzikën e babait të ndjerë (VIDEO)

Aktorja e njohur, Xheni Hallulli ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielii”. Moderatorët e këtij emisioni, Alban Musa dhe Suada Daci kishin përgatitur një suprizë për aktoren nga i vëllai. 

Edi Hallulli. Ai është muzikant dhe luante një këngë të cilën e kishte kënduar babai i saj i ndjerë. Kjo ishte dhe arsyeja pse ajo u përlot live në emision. 

Sipas saj kanë kaluar shumë vështirësi në periudhën kur i ati i saj Kasem Hallulli u nda nga jeta dhe ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

“E vështirë ishte më shumë për mamin tim se sa për mua se unë kam qënë në një moshë që e kaloja. Mami kishte një barrë shumë të madhe se vëllain e kisha në Austri”, ka thënë Hallulli.

Aktorja është ndalur edhe te disa nga kujtimet që ruan nga babai i saj.

Në mëngjes ai nga zëri pinte vezën dhe kjo gjë më ka ngelur nga ai, unë pa vezë nuk filloj ditën. Ai shihte vezën e vet dhe thoshte po vajza hëngri”, shprehet Xheni

Xheni shprehet se është shumë krenare për babanë e saj dhe se njerëzit në rrugë shpesh herë e thërrasin në emër të të atit.

“Ai ka qënë ndër të vetmit që nuk u ka lëvizur një presje tekseve këngëve tiranse, nuk u ka lëvizur një notë plus që të mos e lavdëroj unë dhe zërin e ka pasur vërtet shumë të bukur. Mua zakonisht kur më shohin në rrugë më thonë Kasëm, ka qenë një tip i lezetshmëm edhe pse tironsit janë pak të rëndë”.

Përveç sensit të humorit që aktorja thotë se e ka trashëguar nga babai i saj, ajo ka dhe një pasion të madh për motorët, të cilin e ndan mes humorit dhe përditshmërisë së saj.

“Nga ai e mësova për herë të parë të ngas një motorr, kam ndërruar shumë motorra deri më sot”, - ka thënë Xheni.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi