Ç’mendim ka për Kosovën? Bashkëshorti i Rita Orës flet pas vizitës së parë

Ç’mendim ka për Kosovën? Bashkëshorti i Rita Orës flet pas vizitës së parë

Ylli shqiptar Rita Ora mbërriti dje në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi dhe familja e saj. 

Kjo është vizita e parë për regjisorin në Kosovë, ndërsa bashkë me Ritën ai është pritur sot nga kryeministri Albin Kurti. Waititi dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.

Kurti surprizoi Ritën me një buqetë me lule dhe një tortë, pasi këngëtarja festoi dje (26 nëntor) ditëlindjen. 

Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin