Aktorja e humorit flet për humbjen e binjakëve: Dhimbja jeton me mua

Aktorja e humorit flet për humbjen e binjakëve: Dhimbja jeton me mua

Delinda Disha

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka folur për ngjarjen e trishtë që ka ndodhur para disa muajsh pasi humbi dy binjakët e saj. Në një bisedë me ndjekësit rrëfeu se ishte shumë e vështirë dhe nuk po e kalonte mirë psikologjikisht këtë periudhë.  Aktualisht, aktorja e humorit është me pushime në Egjipt së bashku me partnerin dhe djalin e saj. Ajo i ka kushtuar kohë rrjeteve sociale dhe i është përgjigjur një ndjekësi që e pyet: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”.

Aktorja rrëfeu se nuk e ka kaluar aspak mirë atë periudhë, dhe se dhimbja e humbjes së binjakëve jeton me të. “Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”– shkruan Delinda në Instastory.

Në postimin që publikoi në muajin mars kur tregoi se humbi binjakët, Delina theksoi se e kaloi shumë keq nga ana psikologjike ndonëse ishte mirë nga ana fizike. “Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi Delina në postimin e saj në muajin mars.

Postimi në Instagram

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë