Aktorja e njohur e Hollywood-it, Mila Jovovich dhe bashkëshorti i saj Paul WS Anderson kanë pritur së fundmi bijën e tyre të tretë duke e quajtur Osian. Lajmi u bë publik nga vajza 12-vjeçare e Jovovich, Ever përmes faqes së saj në rrjetet sociale.
Ever ka ndarë gëzimin me ndjeksit përmes postimit të një fotoje të familjes së saj në Instagram, krahas së cilës shkruan:“Mirëpresim beben!”
Në foto shihet Jovovich në spital duke mbajtur në krahë të sapolindurën ndërsa Anderson qëndron pranë Ever dhe motrës së saj katër-vjeçare Dashiel mbi krevat.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Jovovich në gusht bëri me dije se ishte shtatëzënë dhe priste një vajzë. Ajo po ashtu u tregoi fansave se kishte emocione të përziera pasi që pavarësisht gëzimit, i frikësohej faktit se për arsye të moshës dhe humbjes së një fëmije më parë mund të humbëte sërish të voglën e saj.
“Pasi zbulova se isha shtatzënë kishta ndjenja të përziera gëzimi e frike prej moshës sime dhe faktit që kam humbur një famijë më pare. Përpiqesha të mos lidhem shumë me beben e mundshme”, shkruante Jovoviç.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)