Aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj do të bashkëpunojë në një film me “Ezelin”.
Ajo është në rolin e “Ambasadores Kulturore të Kosovës në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.
Arbnora ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme dhe thuhet se ka nisur edhe xhirimet për të qenë pjesë e një filmi turk.
Sipas mediave turke, Arbnora do të luajë rolin e partneres së Kenan Imirzaliogu, aktorit të njohur për rolin e Ezelit.
Nuk dihet ende se si do të jetë filmi, por ajo është shprehur se ka marrë oferta të mira nga produentët dhe regjisorët turq.