Aktorja e njohur vdes në aksident, i dashuri i saj nuk kishte patentë! Automjeti përfundoi i përmbysur në lum

Aktorja e njohur vdes në aksident, i dashuri i saj nuk kishte patentë! Automjeti përfundoi i përmbysur në lum

Makina e përmbyusur në lum

Një aksident tragjik i ka marrë jetë aktores spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra. Ajo po udhëtonte me të dashurin e saj, i cili nuk kishte patent dhe humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte. Ata po ktheheshin në Madrid pas pushimeve në Valongo kur përfunduan me makinë të përmbysur në lumin Almofrei.

I dashuri i aktores, 4 vjet më i vogël arriti të dilte nga makina por partnerja e tij nuk pati të njëjtin fat. Sapo mblodhi forcat, doli të kërkonte ndihmë tek disa banorë të zonës. Pavarësisht përpjekjeve, e kishin të pamundur ta nxirrnin të gjallë.

Sapo mbërritën shërbimet e emergjencës, Álvarez-Guerra u nxorr nga sediljet e pasme pas më shumë se një ore. Mbetet ende e paqartë arsyeja përse i dashuri i saj humbi kontrollin e automjetit. Por sapo u bë e ditur vdekja e saj tragjike, Unioni i Aktorëve dhe Aktoreve shprehu keqardhje duke thënë: “Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e aktores. U prefsh në paqe”.

Aktorja Beatriz Álvarez-Guerra

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Skema e ‘mashtrimit’ me mikrokreditë, Sejko: S'kam informacion zyrtar nga SPAK për të parë nëse ka shpërdorim detyre

Skema e ‘mashtrimit’ me mikrokreditë, Sejko: S'kam informacion zyrtar nga SPAK për të parë nëse ka shpërdorim detyre