Aktorja e “Portokalli”, Zhupa: Tradhëtia, fenomen i përhapur në shoqërinë shqiptare

Tradhëtia është një fenomen shumë i përhapur dhe kjo mesa duket është edhe arsyeja pse publiku e pëlqen kaq shumë “Çiftin e lumtur” në spektaklin e Portokallisë. I këtij mendimi është aktorja Delinda Zhupa e cila luan rolin e gruas. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Zhupa foli për personazhet e saj të shumta, duke vënë në dukje se një prej më të kërkuarve nga publiku është pikërisht “Çifti i lumtur”. E pyetur nëse përzgjedhja e karaktereve që interpreton është e qëllimtë, Zhupa u shpreh:

Gruaja te “Çifti i lumtur” ashtu duhet të jetë, përderisa ka një burrë që ia plotëson të gjitha dhe i vjen pas avazit . Tradhtia është diçka që haset në pjesën dërrmuese të çifteve. Është një fenomen që ka qenë , është dhe do vazhdojë të mbetet. Padyshim që Portokallia trajton si personazhet edhe temat më aktuale të mundshme. Ky është një problem që haste në pjesën dërrmuese të çifteve.

Tradhëtia është një fenomen që ka qënë, është dhe do të vazhdojë te jetë. Unë nuk jam punonjëse sociale që të kem statistika por nga informacionet që kam, nga gjërat që shohim përreth. Përderisa është një nga numrat më të pëlqyer, më të kërkuar. Sezonin e kaluar, ne çiftin nuk e kishim dhe kërkesat ishin të jashtëzakonshme, njerëz që na thonin: Kur do riktheni çiftin? Apo kur publikoja ndonjë fotografi për sezonin e ri, pyetja ishte pikërisht: A do jetë çifti?

Delinda Zhupa, aktore

Aktorja shpjegoi se përzgjedhja e personazheve që ajo interpreton nuk bëhet në mënyrë të rastësishme.

Një personazh edhe kur formohet nga e para, edhe kur është imitim ka diçka të përbashkët që na lidh. Kur e ndjen këtë gjë fillon ta shohësh më nga afër, përpunimi i personazhit. Aktori përfshihet psiko-fizikisht me personazhin dhe më besoni që është më vështirë ta heqësh personazhin se sa ta fitosh.

Delinda Zhupa, aktore

 

Ajo ka treguar ndërkaq për fillimet e saj në Portokalli dhe se si u bë pjesë e këtij spektakli.

Sapo mbarova shkollën dhe masterin për aktrim, kisha nevojë për një punë stabël sepse me shfaqje nuk ia dilja dot. E dija që kisha prirje për imitime dhe kështu shkova në një audicion në Portokalli.

Fatmirësisht hyra që në puntatën e parë me dy personazhe, “Mis Dhoqinën” dhe “Psikologen” dhe më shkoi mirë. Mendoj se kush është i talentuar i ka dyert e hapura në Portokalli. Nuk ka rëndësi nëse vjen nga një shkollë artesh apo jo. Këtë e kam vënë re edhe kur nuk kam qenë në Portokalli, edhe tani që kam 4 vjet që jam pjesë.

Delinda Zhupa, aktore

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë