Fituesja e “Oscar”-it dhe drejtoresha Jodie Foster është martuar me të dashurën e saj Alexandra Hedison në një vend të fshehtë sipas raportimeve të mediave të huaja.

Sipas ‘Daily Mirror’, çifti ka ndërruar unazat fundjavën e kaluar dhe nuk është bërë i ditur asnjë detaj nga ceremonia.

jodie foster

Foster ka dy fëmijë me Cydney Bernard, por lidhja e tyre 20 vjeçare ka marrë fund në vitin 2008.

Aktorja kishte më pak se një vit e lidhur me të dashurën e saj të re, e cila ka qenë e lidhur më parë me Ellen DeGeneres.

(b.t/shqiptarja.com)