Aktorja Juli Emiri, e cila ka qenë në tarracën e teatrit bashkë me kolegun e saj Neritan Licaj kur zbarkuan fadromat, ka marrë mikrofonin në protestën e ditës së sotme.
"Për ata policë që s'janë policë por janë bandë, ndryshojnë numrat dhe fytyrat. Pa e kontrolluar godinën kanë sjellë fadromat. Kam qenë në tarracë kur erdhën 30 forca speciale. Tetari ishte në errësirë, i thashë që ka akoma njerëz brenda, por efektivi i policisë mu përgjigj 'aty le të rrinë'. Kanë tentuar të na vrasin", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës





