Aktorja Britanike Keira Knightley ka vizituar Sudanin Jugor në tre vjetorin e pavarsisë së vendit, si përfaqësuese e shoqatës bamirëse Oxfam për të vënë në dijeni botën mbi kushtet e vështira të jetesës në këtë vend dhe nevojat e shumta që ata kanë. Raportet e Oxfam e kanë nxjerrë Sudanin Jugor si vendin Afrikan më të varfër me gati 1/3 e popullsisë që vuan nga uria.
Ata kanë paralajmëruar në fushatën e tyre për të ndërgjegjësuar njerëzit, se nëse nuk ka një rritje të ndihmave për to, rreth 50,000 fëmijë mund të vdesin nga kequshqyerja.
Aktorja është shprehur se ajo kishte qenë në dijeni të vuajtjeve që po kalonin banorët e këtij vendi, por kur ishte parballur me ta dhe i kishte parë me sytë e saj kishte kuptuar vërtet rëndesën e gjendjes dhe varfërisë së këtyre njerëzve.
Shumë jetë të humbura dhe gra që luftojnë çdo ditë për të mbajtur gjallë frymën e fëmijëve të tyre, me të paktën vetëm bukë dhe ujë. Por përveç varfërisë ekstreme njerëzit në këtë vend vuajnë dhe nga kushtet sanitare tepër jo higjenike qoftë në mënyrën e të jetuarit qoftë në ushqyerje. Ku cilësia e ujit mendohet të jetë ndër më të ndoturat.
Këto kushte kanë bërë që shumë sëmundje të përhapen mes popullsisë duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe duke vënë në rrezik dhe shumë jetë të tjera. Knightley ka shprehur keqardhjen e saj për këtë krizë lufte, urie dhe sëmundjesh që pavarsisht ndihmës së madhe të Oxfam është ulur ndjeshëm, megjithëse vazhdon të mbetet kërcënuese për shumë jetë njerëzish dhe ka bërë thirrje për sa më shumë ndihma nga shoqata dhe fondacione bamirësie për t’u bashkuar në një kauzë të përbashkët në ndihmë të tyre.
Gjithashtu dhe drejtori ekzekutiv i Oxfam është shprehur se ata kanë nevojë për ndihmën sado modeste të të gjithëve për të ndihmuar këta njërëz që po përballen me luftën për mbijetëse prej vitesh, duke bërë thirrje se ata kanë shumë nevojë për mbështetjen e njerëzve të famshëm si Keira që të shpërndajnë në të gjithë botën kauzen dhe shqetësimet e tyre.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO