Aktorja e famshme amerikane Lindsay Lohan i është futur edhe biznesit kohë e fundit. Lindsay ka hapur edhe një klub me emrin e saj “Lohan Beach House”, në ishullin Mykonos të Greqisë.
Si gjithë bizneset e tjerë, edhe clubi i aktores ka njëfaqe zyrtare në rrjetin social Instagram ku publikohen foto të ndryshme nga aktivitetet që bëhen aty. Mirëpo një detaj në njërën prej fotove mesa duket e ka acaruar shefen. Dhe detaji janë pikërisht këpucët që dy punonjëset kanë zgjedhur t’i veshin të ndryshme.
(Komenti i aktores Londsay Lohan)
“Vishni këpucë të njëjta ju lutem. Ose jeni të pushuara,”- komenton e acaruar Lohan pa i interesuar që këtë koment e shohin të gjithë. Njëri nga ndjekësit ka menduar se aktorja po bënte shaka, por ajo është përgjigjur se e ka shumë seriozisht.