Aktorja Xhuvani rikthehet sot me
Hamletin në Teatrin Eksperimental

Aktorja Xhuvani rikthehet sot me<br />Hamletin në Teatrin Eksperimental
Shfaqja "Hamlet"-i dhe Luiza Xhuvani në rolin e princit të Danimarkës rikthehen pas suksesit që patën një vit më parë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Aktorja Luiza Xhuvani që mban peshën dramatike të rolit, do të ngjitet në skenë duke filluar nga sot në mbrëmje deri në datat 25,26,27 e 31 mars për të vijuar në datat 1,2 dhe 3 prill ora 19:00. Në premierën e tetorit të vitit të kaluar Xhuvani ka befasur publikun.

Mediat shkruan kritika pozitive për Hamletin “me fytyrë gruaje”. “Luiza Xhuvani ka realizuar një figurë të veçantë të Hamletit, duke e alternuar profilin e brishtë shpirtëror me lëvizje të zgjedhura.

Xhuvani ka arritur t’i jap Hamletit një funksion universal në përcjelljen e mesazheve që zgjojnë ndërgjegjen e njeriut pas stuhisë së tragjedive njerëzore dhe krimeve që ndodhin brenda familjes.

luiza
luiza

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri