'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

Edi Rama dhe Adriana Kalaja

Adriana Kalaja dhe Genc Gjokutaj, të dy të njohur për publikun si juristë të Berishës në PD, duhet të ishin të fundit që do të mund të bënin një ‘gabim të tillë’. Ka shumë të tjerë me profesion aktor dhe me karrierë të gjatë në politikë të cilët mund ta luanin më mirë “rolin”, sikurse ka të tjerë pa kulturë juridike ose pa shkollë fare që mund të përfundonin nën akuzë nga policia dhe prokuroria, në një kohë kur dy kampet politike po kalojnë dhe po përjetojnë mes tyre një ‘atmosferë fantastike’.

E ndërkohë deputetët demokratë votonin Kodin Zgjedhor bashkë me ata socialistë, me shpresë se të njëjtët do të mbeten deputetë, Kalaja dhe Gjokutaj përfunduan në prokurori nën akuzë për “aktrim të dobët”, ndoshta, sepse “kërcënimin e tyre nuk e ka besuar askush”.

Policia e Tiranës referoi fillimisht në Prokurori Adriana Kalanë, kryetaren e komisionit të Apelimit në PD, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës pas disa shkrimeve në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto të sajën teksa stërvitej në një poligon. Kalaja bëri një deklaratë publike gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë, ku shprehej se ka një “foto edhe më të bukur”, duke kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është proceduar penalisht nga policia e Tiranës sepse akuzohet për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme“. Shkak sipas policisë është bërë një postim në rrjetin social “facebook”, ku Gjokutaj i bën thyrje qytetarëve që “të thyejnë sportelet që nuk japin shërbime, të rrahin policët që mbrojnë hajdutët dhe të “vrasin” patronazhistët që u vjedhin të ardhmen”. Materialet në ngarkim të Gjoikutaj i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ngjarjet e veçuara ndodhën brenda 48 orëve të fundit ndërsa në Kuvend 106 deputetë të PS-së dhe të PD-së, në një mirëkuptim historik, votuan ndryshimet e Reformës Zgjedhore, duke lumturuar si Ramën që siguron një mandat tjetër në 2025 ashtu edhe Berishën, i cili edhe pse në izolim shpreson të mbetet faktori kryesor politik në opozitë./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë