TIRANË- Ilir Meta është shprehur i bindur se Partia Socialiste ka zero shanse për të fituar jo vetëm Shkodrën, por asnjërën Bashki në këtë qark në zgjedhjet e 14 majit. Në ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Meta ka deklaruar se 2023-shi do të jetë viti i ndryshimit.
Në këtë fitore në Shkodër, Meta nuk ia atribuon asnjë meritë Agron Çelës, tashmë të kaluar në kampin socialist. Për ish-presidentin, largimi i tij nuk është një humbje e madhe, sepse e konsideron Çelën një deputet ndonëse i ulur krah Partisë së Lirisë, që nuk ka votuar kurrë kundër qeverisë. Madje, thotë se tani më i është hapur rruga për 2 mandate në Shkodër.
“Unë mendoj se PL dhe ish-LSi është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier psh na iku deputeti dhe i dyti pas deputetit, mori dyfishin LSI në Fier. Kështu që është hapur rruga për dy mandate në Shkodër”, tha Meta.
Ndonëse i bindur për fitore, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të prerë se do e njihte rezultatin e 14 majit në rast se do humbte. Kësaj pyetje, zgjodhi t’i përgjigjej me akuza për 2 kundërshtarët kryesor, Edi Rama dhe Erion Veliaj, sipas së cilit kanë nisur të minojnë procesin zgjedhor, prandaj i bën thirrje SPAK të reagojë.
"Nuk ka të bëjë me mos njohjen e rezultatit, procesin e ka dëmtuar qeveria dhe Bashkia e Tiranës ende pa nisur dhe SPAK të reagojë", shtoi kryetari i Partisë së Lirisë.
Ndonëse PD-ka është në luftë brenda llojin, me Ervin Salianjin që kërkon të marrë kreun e grupit, me Enkelejd Alibeaj që nuk e lëshon vendin dhe Sali Berishën që e konsideron veten kryetar të PD pa vendim gjykate, Meta thotë se kjo ndikon ndikon aspak në aleancën e tij. Këtë konflikt brenda PD, Meta nuk e ka konsideruar si “luftë civile”, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur i Ramës, siç ai e quan.
"Nuk ka luftë civile, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës. Nuk shikoj situatë kritike për opozitën, 14 maji do i japë fuqi ndryshimit dhe opozitarizmit", shtoi Meta në Report Tv.
Për marrëdhënien me Sali Berishën, Meta është treguar fjalë pak, duke thënë se është shumë e mirë, duke e përkufizuar si një raport vjen si një domosdoshmëri për bashkim.
Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se kanë nisur që të dëmtojnë procesin zgjedhor, ende pa nisur, prandaj i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë.
“Nuk ka të bëjë me mos njohjen e rezultatit, procesin e ka dëmtuar qeveria dhe Bashkia e Tiranës ende pa nisur dhe SPAK të reagojë. Nuk mendoj që Rama nuk do të njohë patronazhistët. Ne si Parti e Lirisë jemi të vendosur që të marrim pjesë jo vetëm në një proces historik, se e kthemë pluralizimin në nivel lokal. Nuk kemi shqetësim nga rezultati, por në Tiranë, do bashkohemi në shesh dhe do bëjmë në lidhje live”, tha Meta.
Marrëdhënia me Sali Berishën funksionon shumë mirë. Kështu shprehet Ilir Meta për raportet e tij me ish-kryeministrin, ndërsa thekson se më e rëndësishme është bashkimi i domosdoshëm për të rrëzuar këtë qeveri.
“Shumë e hapur dhe e qëndrueshme. Funksionon shumë mirë. Mendoj se është një marrëdhënie që vjen nga domosdoshmëria e bashkimit të të gjitha forcave, pavarësisht nga e kaluara secili prej nesh, për çështjen më të madhe, ekzistencën e kombit tonë. Kërcënohet jo vetëm nga shpopullimi, por shpërbërja. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane me bangladeshas. Kjo është domosdoshmëria. Ky vend është kthyer në një traget të mafias vendase, rajonale, ndërkombëtare për t’u zhbërë dhe për t’iu larguar të gjitha forcat që duan meritokaracie, t’u respektohet e drejta dhe dinjitet dhe këtu të rrinë vetëm njerëz të nënshtruar dhe të vinë njerëz që do jenë në shërbim të një grupimi të pasurish nga e gjithë bota me pasaporta të arta. Të tjerët të jenë skllevër në shërbim të tyre”, tha Meta në Report Tv.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur kundër amnisitsë fiskale, duke thënë se Kryeministri Edi Rama synon formalizmin e parave të pista, si rasti i Alda Klosit.
“Rama synon për lekët që janë në oxhaqe, dysheqe e bodrume, nuk ka synim për formalizmin e parave të emigrantëve ku ata kanë punuar, dhe synojnë financimin e projekteve mafioze. Këtu referohem edhe parave të pista dhe ato informale. Për paratë informale, ne kemi bërë disa denoncime, kemi rastet e inceneratorëve”, tha Meta.
Ilir Meta tha se socialistët kanë zero shanse që të marrin jo vetëm Shkodrën, por të gjitha Bashkitë në këtë qark.
“Zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër”, tha Meta.
Ai ka rrëfyer edhe për një “përplasje” mes Partisë së Lirisë dhe Bardh Spahisë, në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo sepse Partia e Lirisë ka pretenduar se e ka përkrahuar, nga ana tjetër Bardh Spahia, pretendon se fitorja ka qenë meritë e tij.
“Ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë, ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur, ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrën, në drejtim me respektimin e kontributeve të tij”, shtoi Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar në Report Tv largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste. Meta tha se largimi i Çelës nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit, por e cilëson të pamoralshëm mënyrën që iku Çela, që sipas tij as nuk i ka njoftuar.
Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.
“Është shqetësuar dikush se po hedh valle me Elisën, shumë mirë bën. A ka ndonjë problem politik? Vallen e hedh shumë mirë. Mirë bën që kërcen me të gjithë. Asnjë problem. A ke ndonjë video kur flet ndonjëherë në par kundër qeverisë që nga 25 prilli? E pamoralshme është që iku pa njoftuar, pa thënë mirupafshim, unë kështu e mendoi, më pëlqen më shumë ta hedh vallen atje. Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka fol kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka katër deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ca ka humbur opozita këtu?
Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën deputeti dhe i dyti pas deputetit. Mori dyfishin në Fier LSI pastaj. Është hapur rruga për dy mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim.
Ikën javës tjetër kërcen me Elisën, s’ka asgjë, asnjë hatërmbetje, pro nuk ndryshon fatin e Shkodrës, mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake, bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se brenda PD nuk mund të konsiderohet “luftë civile”, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës.
“Nuk ka luftë civile, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës. Nuk shikoj situatë kritike për opozitën, 14 maji do i japë fuqi ndryshimit dhe opozitarizmit, jemi në një pushtet lokal të kontrolluar nga një parti. Asgjë nuk e justifikon këtë pengmarrje nga shteti i Edi Ramës, as nuk e pengon dot shpërthimin e opozitarimit dhe ndryshimin që po vjen dhe do të vijë. PD e ka zgjidhur në Tiranë, ka Belind Këllicin, në Elbasan ka Luciano Bocin dhe Igli Caran në Durrës. E kanë logon në ballë, janë kristal. Kandidati i opozitës janë këto. Shkodra ka mbaruar punë në 6 mars”, tha Meta.