Drejtoria e AKU-së Tiranë, ndërmori sot një aksion në tregun e Kombinatit, pikëriosh në Rr.Llazi Miho, ku inspektoi 5 subjekte, dy prej të cilave ushtronin aktivitetin e tregtimit të peshkut dhe 3 të mishit.
Inspektorët e AKU gjobiten 3 subjekte në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë, si dhe bllokuan aktivitetin e 3 subjekteve, dy tregtim peshku e një tregtim mishi, ndërkohë që u konfiskuan edhe 434 kilogramë peshk.
Dy prej 5 subjekteve të inspektuara, u paralajmëruan nga inspektorët e AKU, ndërsa aksioni vazhdon në të gjithë vendin. AKU bën të ditur, se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com