Korçë- Një sasi e konsiderueshme mielli me origjinë nga Greqia, plot 25,3 ton janë bllokuar mëngjesin e sotëm nga AKU-ja në Korçë. Sasia e miellit që kishte për qëllim të shpërndahej në tregun shqiptar rezulton të mos ketë asnjë dokumentacion.

Sipas informacioneve, dokumentat shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketën dhe kundraetiketën e produktit.

Në thasët e miellit prej letre 25 kg, ishte vetëm një kundraetiketë e ngjitur në gjuhën shqipe, e cila mund të hiqej lehtësisht. Pas bllokimit AKU po ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të miellit.



Mielli i bllokuar nga AKU në Korçë