Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka nisur inspektime në të gjithë vendin, me fokus subjektet ushqimore pranë institucioneve arsimore, si dhe kopshtet, çerdhet dhe shkollat ku përgatitet ushqim.
Në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla” dhe në zbatim të legjislacionit për sigurinë ushqimore dhe inspektimin, kontrollet po zhvillohen në fast-food-e, byrektore, piceri, markete dhe pika të tjera tregtimi që ndodhen pranë shkollave.
Sipas AKU-së, inspektimet kanë në fokus verifikimin e përmbushjes së kërkesave për sigurinë ushqimore. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kushteve të higjienës, respektimit të afateve të përdorimit të produkteve, gjurmueshmërisë së tyre, kushteve higjieno-sanitare dhe etiketimit.
Gjatë kontrolleve parashikohet edhe marrja e mostrave të produkteve ushqimore, të cilat do t’i nënshtrohen analizave për tregues fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
AKU thekson se ky plan masash synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët, duke parandaluar rreziqet që mund të lidhen me ushqimet e tregtuara dhe të konsumuara pranë institucioneve arsimore.
Në vijim të inspektimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të zhvillojë edhe fushata ndërgjegjësuese për operatorët e biznesit ushqimor, si dhe fushata informuese në sistemin parauniversitar.
Fokusi i këtyre aktiviteteve do të jetë informimi mbi elementët kryesorë të sigurisë ushqimore, respektimi i rregullave dhe promovimi i zgjedhjeve të sigurta ushqimore për fëmijët dhe nxënësit.
Njoftimi i AKU:
Në prag të fillimit të viti të ri shkollor në sistemin parauniversitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në zbatim të paketës së “Sigurisë në shkolla” dhe kërkesave të Ligjit Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, dhe Ligjit të Inspektimit Nr. 99/2024, i ndryshuar po ushtron inspektime në të gjithë vendin në subjekte ushqimore me aktivitet fast-food, byrektore, piceri, markete dhe pika tregtimi, pranë institucioneve arsimore si dhe në subjekte ku përfshijnë grupe të veçanta si: kopshte, shkolla dhe çerdhe, në të cilat përgatitet ushqim.
Inspektimet kanë për qëllim verifikimin e përmbushjes së kërkesave të sigurisë ushqimore, me vëmendje të veçantë ndaj kushteve të higjienës, ruajtjes së afateve të përdorimit të produkteve ushqimore, evidentimit të gjurmueshmërisë, evidentimit të kushteve higjieno-sanitare, kontrollit të etiketimit të produkteve ushqimore, si dhe marrjes së mostrave për tregues fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte ushqimore.
Me këtë plan masash, synohet të kontribuohet në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit, duke parandaluar rreziqet që lidhen me ushqimet e tregtuara dhe që konsumohen pranë shkollave.
Në vijim të këtyre inspektimeve, AKU do të ndërmarrë edhe fushata ndërgjegjësuese drejt operatorëve të biznesit ushqimor, fushata informuese/ndërgjegjësuese në sistemin parauniversitar, me fokus në elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, mbi respektimin e rregullave dhe zgjedhjeve të sigurta ushqimore.










Komente
Komento