Autoriteti Kombëtari Ushqimit deklaron se ka identifikuar dhe bllokuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonelë typhimurium. Mishi me origjinë nga Brazili ishte destinuar për tregun shqiptar.

Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU njofton se ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e  të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët, sipas AKU nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

AKU deklaron se nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre.

AKU dhe MBZHR theksojnë se po kryhet investigim për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.