Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë muajit nëntor 2026 ka refuzuar në kufi 3 ngarkesa, 2 në Pikën Kufitare Durrës dhe 1 në Morinë.
Në Durrës, thotë AKU, janë bllokuar dy ngarkesa me 54 ton mish pule, dhe është marrë vendimi për kthimin e tyre në vendin e origjinës në Brazil.
Vendimi për kthimin në vendin e origjinës së këtyre dy ngarkesave të importuara nga subjekti ZICO sh.a është marrë, pasi ka rezultuar se të dhënat e certifikatave shoqëruese nuk përkojnë me të dhënat në sistem.
Kompania ZICO sh.a, e njohur gjerësisht në treg për importin e bananeve të markës “Bana King” që administrohet nga Trifon Murataj, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët. Në shkurt të vitit 2022, në një prej kontejnerëve të importuar nga kjo kompani u sekuestrua kokainë.
Ndërsa ngarkesa e refuzuar në Morinë me sasi 7 tonë “Miell gruri” dhe 18 ton me “Hime Gruri”, është kthyer në Kosovë për shkak se nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës. Ky produkt ishte importuar nga subjekti fizik “Mirela Bërdufi”.







Komente
Komento