AKU bllokon dy biznese në Korçë, kushte të papërshtatshme të higjenës, mish i pakontrolluar dhe mungesë dokumentash

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin edhe në këtë fund-sezoni,  që të garantojë sigurinë ushqimore.

 Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë u konstatuan tre subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Një subjekt me aktivitet tregtie në Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, ku mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese i vuri gjobë me vlerën 300,000 lekë dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Subjekti i dytë është me aktivitet “Kamping” në Sotirë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë, 21 kg salcë dhe produkte mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare, 20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese i vuri gjobë prej 500,000 lekë dhe bllokimin e 147 kg produkteve të  pasigurta për konsum.

Foto nga biznesi i bllokuar

Subjekti i tretë është një piceri në Pogradec, që ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme me mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vuri gjobë prej 300.000 lekësh dhe ndërprerja e menjëhershme të aktivitetit deri në plotësimin e mangësive ligjore të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën kërkesë të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

Foto nga bizneset e bllokuara

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së