Autoriteti kombëtar i ushqimit gjatë kontrollit të cilësisë në tregjet ushqimore ka zbuluar dhe sekuestruar në Vlorë 150 litra qumësht  që tregtoheshin jashtë kushteve higjenosanitare.

Gjithashtu AKU gjatë këtij aksioni të përqëndruar në produktet e bulmetit ka sekuestruar edhe 15 kg salcë kosi me përmbajtje niseshteje. Drejtori i i autoritetit kombëtar të ushqimit në Vlorë ka theksuar se do të ketë masa administrative që vijojnë me gjoba për këto subjekte ndërkohë që malli do të sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dhe më vonë cështja do të kalojë në organet kompetente për shqyrtim.
 
AKU është në ditën e tretë të kontrollit të produkteve ushqimore në të gjithë vendin dhe vjen pas urdhrit të kryeministrit dhe drejtorit të përgjithshëm.
produktet ushqimore

produkte

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)