AKU etiketa për sigurinë ushqimore
Panariti: Do vijojë në gjithë vendin
Autoritei Kombetar i Ushqimit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, nis vendosjen e etiketave (stickerave) në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj.
Autoritei Kombetar i Ushqimit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, nis vendosjen e etiketave (stickerave) në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj.
Kjo nismë filloi sot në Durrës dhe do të vazhdojë në gjithë vendin. Në këtë aktivitet morën pjesë Mininistri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu.
Mininistri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka thënë se kjo nismë do të vazhdojë në të gjithë vendin.
"
Kjo do të vazhdojë në të gjithë vendin. Ne s'do të bëjmë kompromis me sigurinë ushqimore. Ky mesazh është dhënë i qartë për gjithë rrjetin e kateringut e bar-restoranteve. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm për gjithë rrjetin e ofertës së kateringut e restoranteve dhe çdokujt tjetër që ka lidhje me sigurinë ushqimore. Falenderoj AKU dhe Drejtorin Isuf Shehu, për këtë iniciativë dhe që vetë drejtori i AKU është në krye të kësaj pune", u shpreh Panariti.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu, në lidhje me këtë nismë tha se kjo certefikatë prodhon një garanci për konsumatorin .
"
Kjo certifikatë prodhon një garanci për konsumatorin, pasi çdo restorant apo subjekt që e mban, do të thotë që është i kontrolluar në mënyrë rigoroze. Po ashtu, kjo certifikatë është edhe një përgjegjësi më e madhe për inspektorët, të cilët nuk mund të neglizhojnë asgjë gjatë kontrollit të tyre", u shpreh Shehu.
Çdo subjekt që do të përmbaje logon e sigurisë, pullën e inspektimit, e cila detyrimisht do të ngjitet në vende të dukshme, është i kontrolluar nga AKU dhe plotëson kushtet, sipas legjislacionit shqiptar, për garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjithashtu AKU ka hartuar një plan të veçantë masash për sigurinë ushqimore, për sezonin turistik.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?
-
Kamala Harris
36.6%
-
Donald Trump
56.8%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 3711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mjafton goli i kapitenit, Interi fiton 1-0 kundër Venezias! Napoli +1 pikë në krye
3 Nëntor, 22:38
-
Lufta/ Rrjedhja e informacioneve sekrete, arrestohet zëdhënësi i Netanyahut, opozita e sulmon: I paaftë! IDF bombardon Gazën, 30 të vdekur
3 Nëntor, 22:31
-
U mposhtën nga Atalanta në shtëpi, Conte: Janë më mirë se Napoli, frikësojnë këdo
3 Nëntor, 22:06
-
Hapet 'Ekspozita e Grupit Muri' në Vlorë, 30 punime dhe 12 artistë
3 Nëntor, 22:04
-
Esencë-Report Tv/ 26 katastrofat ajrore shqiptare!
3 Nëntor, 21:38
-
Ilir Daja: S'ka ndeshje të lehta, nostalgjik për tifozët e Elbasanit
3 Nëntor, 21:14
-
Itali/ I skeduar që nga 1996, shqiptari kapet duke përgatitur mbi 1 kg kokainë në shtëpi! Gruaja ‘ndihmoi’ policët, harroi derën hapur kur doli për të shëtitur qenin (EMRI)
3 Nëntor, 21:09
-
Harris dhe Trump për Ballkanin, luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse
3 Nëntor, 20:50
-
Tragjedia me 14 të vdekur në Novi Sad, qindra protestues kërkojnë përgjegjësi prej autoriteteve në Beograd
3 Nëntor, 20:32
-
Itali/ Po nxirrnin 40 kg kokainë nga kontejneri në portin e Livornos, zbulohen EMRAT e 3 shqiptarëve të arrestuar! Do përfitonin deri në 50 mijë euro si ‘korrierë’
3 Nëntor, 20:17
-
VIDEO/ Roma s'e njeh turpin, Verona e mposht 3-2! Juric 'mbush kupën'
3 Nëntor, 20:02
-
Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!
3 Nëntor, 19:44