Drejtoria Rajonale e AKU–së Fier, ka asgjësuar rreth 280.78 kg produkte ushqimore dhe 6018.33 litra pije joalkoolike për shkak të tejkalimit të afatit të përdorimit, pas kërkesës së vetë subjektit, në respektim të detyrimeve që përcakton ligji.
Sipas DRAKU Fier bëri verifikimet për të ndjekur gjurmueshmërinë e produkteve në fjalë, sipas listës të paraqituar nga vetë subjekti.
DRAKU Fier njofton se siguria Ushqimore është sfida e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Komento