AKU gjobit fabrikën në Divjakë: S' justifikon 2.3 ton qumësht pluhur e 21 ton vaj palme

AKU gjobit fabrikën në Divjakë: S' justifikon 2.3 ton qumësht pluhur e 21 ton vaj palme

DIVJAKË-2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Siç bëhet e ditur nga ky institucion, i cili ndryshe nga herët e tjera, ka bërë të ditur emrin e subjektit, kompania REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë) ka blerë një sasi të madhe qumësht pluhur dhe vaj palme, që nuk e jusfitikonte në përdorim.

"Gjate kontrollit te ushtruar në subjektin REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë), pas verifikimit të dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, rezultoi se pavarësisht se ka blerë 3,175 kg qumësht pluhur, me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasise prej 233 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet nga subjekti si e përdorur.

Gjatë kontrollit të faturave tatimore u konstatua blerje e produktit vaj palme për periudhën Shkurt-Prill 2019 në sasinë prej 31,250 kg. Nga verifikimi i dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, subjekti justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 6,660 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se sasitë e pajustifikuara  të qumështit pluhur dhe vajit të palmës të konstatuara në këtë subjekt janë problem ushqimor dhe fiskal. Rrjedhimisht, gjetjet e inspektimit mbi sasitë e pajustifikuara të lëndës së parë prej 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore për vlerësime të mëtejshme", njofton AKU.

Ndaj këtij subjekti, është vendosur gjobë në shumën 500 mijë lekë, për tri shkelje; mungesë e gjurmueshmërisë, mosdeklarim në kartat teknologjike dhe mos deklarim në etiketë.

"Për mungesën e gjurmueshmërisë u vendos masa administrative gjobë 200,000 lek.Për mosdeklarim në kartat teknologjike të shtesave në produktet e prodhuara, masa gjobë 200,000. Për mos deklarim në etiketë u vendos masa administrative gjobë 100,000 lek", shkruhet në njoftimin e AKU.

Ndërkohë, ky subjekt ishte gjobitur më herët nga AKU, por pavarësisht kësaj, puna nuk ishte ndalur. Bëhet fjalë për një kontroll të ushtruar në 15 nëntor të vitit 2018, ku u konstatua se REND&BLEND&CO përveç se kishte mungesë gjurmueshmërie, moszbatim HACCP, mangësi në etiketim dhe moszbatim detyrash të lëna nga inspektimet e mëparshme, as nuk plotësonte kushtet higjienike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 21/05/2019 03:11

    Nuk e besoj kurre te kete ndonje firme qe prodhon bulmet me qumesht tamam, para shume viteve po ishte e mundur por tani ta harroni te gjithe bulmetin nga qumeshti i lopes dhe per mua faji eshte i gjithi i shtetit....

    Përgjigju
  • Ilir: 20/05/2019 19:19

    Po cfare gjobe po thoni more matrapaze. Ka prodhuar gjalp dhe djathe dhe ne e kemi ngrene per bio. Ka bere edhe evazion fiskal. Sekuestro dhe burg per pronarin

    Përgjigju
  • al ta: 20/05/2019 18:30

    cfar gjobe o ...e ka per here te dyte.sekuestrim aktivitetit ti hiqet lishenca per 10 vjet e mos ti shkoje me nder mend dhe te tjerve ta kruajne me ushqimin per njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë