AKU gjobit supermaketin në Vlorë, mbante qumësht e çokollata të skaduara

 AKU gjobit supermaketin në Vlorë, mbante qumësht e çokollata të skaduara

Foto nga kontrolli i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin, ku në Vlorë është gjobitur një subjekt për tregtimin e produkteve me afate skadence të kaluara.

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka vijuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhpjes së Covid 19.

Gjatë kontrolleve të kryera në markete, supermarkete, furra buke dhe tregje ushqimore, AKU ka konstatuar në një subjekt ushqimor supermarket, produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i tyre i përdorimit si sallam, qumësht, çokollatë.

Sasia e produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve të rinj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit