COVIDI i merr jetën kreut të AKU-së/ Gjiknuri: Humbëm një nga drejtuesit më të përgatitur

COVIDI i merr jetën kreut të AKU-së/ Gjiknuri: Humbëm një nga drejtuesit më të përgatitur

Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, pas ndarjes nga jeta të ish -drejtorit të AKU Syrja Binaj si pasojë e COVID-19, del me një postim një rrjetin social facebook, ku shpreh ngushëllime familjarëve të Binajt për humbejn e tij.

Ai e vlerësoi Binaj si një prej drejtuesve të vet, më të përgatitur dhe profesionist, një prej kordinatorëve me fisnik dhe energjik. Veç saj ai u bën thirje të gjithë qytetarëve që të vlerësojnë në maksimal protokollin e sigurisë të rekomanduar nga autoritetet shtetërore, pasi COVID-19 sjell një rezik shumë të madh.

"Me pikëllim mora lajmin e trishtë se miku ynë Syrja Binaj e humbi betejën me virusin COVID-19. Familja e tij humbi njeriun e dashur e të përkushtuar. AKU Vlorë humbi një prej drejtuesve të vet më të përgatitur dhe profesionist. Partia Socialiste e Vlorës humbi një prej aktivistëve dhe kordinatorëve të saj më fisnik dhe energjik. Gjej rastin t'ju bëj thirrje me insistim të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht rrezikun që u kanoset nga COVID-19 dhe të ndjekin në mënyrë strikte protokollet e sigurisë sipas rekomandimit të autoriteteve shtetërore. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Binaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Syrjain!"-Shprehet Gjiknuri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • T.....: 20/08/2020 15:24

    I qofte dheu i lehte.Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)