LEZHË- Kur ka vetëm 3 ditë që kanë nisur shkollat, 18 biznese pranë tyre në qytetin e Lezhës janë vënë në monitorim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për shkak se janë gjetur me shkelje. AKU ka zbritur në terren ku ka ushtruar kontrolle në Fast Food-e apo biznese të tjera, në të cilat janë gjetur problematika me dokumentacionin apo sistemimin e materialeve ushqimore.
Në fokus kanë qenë edhe kuzhinat e çerdheve dhe kopshteve, ku dhe janë marrë mostrat e ushqimeve dhe janë dërguar për analiza.
“Ne kemi një vëmendje të shtuar ndaj bizneseve afër shkollave dhe kuzhinat në çerdhe e në kopshte , kemi dhënë masa paralajmëruese, për mungesë dokumentacioni, të sistemit të produkteve ushqimore dhe situata paraqitet normale, gjatë kësaj periudhe, ne marrim edhe disa mostra për analizim, ato kanë një afat por kjo nuk do të thotë që nuk do jemi vigjilent”, u shpreh Besmir Frroku, Drejtor i AKU-së në Lezhë.
Report Tv ka pyetur disa prej fëmijëve në shkolla, por edhe prindër të cilët janë shprehur se për shkak të pasigurisë, por edhe çmimeve të rritura marrin bukë me vete.
“E marr me vete bukën, se është më e shëndetshme”, tha një fëmijë.
“E marr me vete se çmimet janë katastrofë, kam punuar në furrë buke dhe plan i parë është të marrin bukë me vete”, tregon një prind.
Mirëpo, ka edhe të tjerë fëmijë që tregojnë se zgjedhin që në pushimin e drekës të hanë hamburger.
“E blej, hamburger, janë të shëndetshme”, tregon një tjetër.
Inspektimet kanë nisur që prej fillimit të shtatorit dhe do të vijojnë në bizneset që kanë një risk të madh.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari kapërceu murin 4 metra me llamarinë! Report Tv në banesën e tij në Tiranë, nëna: S’e di ku është! Kontrolle në xhami
5 Shkurt, 11:59
-
Arratisja e të dënuarit për dhunë në familje nga burgu i Shënkollit, 3 punonjës në pranga! Ja zonat ku po kërkohet 49-vjeçari (EMRAT)
5 Shkurt, 07:09
-
Lezhë/ I dënuari për dhunë në familje arratiset nga burgu i Shënkollit! Paraqet rrezikshmëri shoqërore, shpërblim 10 000 euro kush ka informacion(EMRI+ FOTO)
4 Shkurt, 08:07
-
Politico: Si u hodh në erë plani i Melonit për emigrantët në Shqipëri
3 Shkurt, 14:35
-
Aksident në Lezhë, automjeti i pastrimit humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, plagoset shoferi
3 Shkurt, 10:16
-
Aksident në superstradën Lezhë-Laç, 3 të plagosur, mes tyre nënë e bijë! Dërgohen në spital
2 Shkurt, 18:20
-
Olsi Komici në krye të AKU, PD: Tregon lidhjen e PS-së me drejtësinë
1 Shkurt, 15:40
-
Kthimi i tretë/ 43 emigrantë kthehen në Itali, anija i merr mbrapsht nga Shëngjini! Gjykata e BE jep verdiktin final më 25 shkurt (VIDEO)
1 Shkurt, 11:40
-
Lezhë/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 28- vjeçari, i sekuestrohen dhjetra doza kanabis
1 Shkurt, 09:33
-
Marrëveshja Rama-Meloni, Apeli i Romës vendos që 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
31 Janar, 19:42
-
6 vjet pritje, Lezhës i shtohet shtatore për Skënderbeun! Vepra e skulptorit Pepa do vendoset përballë memorialit
31 Janar, 16:09
-
Aktivitete kulturore/ “Një martesë, një divorc, një funeral” komedia në Teatrin e Korçës! “Hijet- Euridika thotë“ në Teatrin Eksperimental në Tiranë
31 Janar, 10:36