AKU kryen 116 kontrolle në të gjithë vendin, masa për Tiranën dhe Shkodrën, asgjësohen mbi 6 ton produkte ushqimore

AKU kryen 116 kontrolle në të gjithë vendin, masa për Tiranën dhe Shkodrën, asgjësohen mbi 6 ton produkte ushqimore

Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 116  kontrolle zyrtare dhe monitorime , ku janë marrë masa administrative  "Paralajmërim”  dhe "Asgjësim produktesh në Tiranë dhe Shkodër.

Në pjesën më të madhe të qarqeve merren mostra për analizim të mbetjeve pesticide në fruta -perime, analiza mikrobiologjike dhe të plehërave për bimësinë.

Gjatë  nspektimeve në Tiranë  është  marrë 1 masë administrative "Paralajmërim”, janë bërë 2 asgjësime  për 6.367 ton produkte ushqimore si dhe janë marrë 53 mostra në fruta- perime për analizimin e mbetjeve të pesticideve dhe 15 mostra djathë për analizim mikrobiologjik.

Në Shkodër janë marrë 3 masa administrative "Paralajmërim” për mungesë të librezave shëndetësore, gjithashtu janë marrë 5 mostra për analizim në inpute bujqësore.

Në në Korçë  janë marrë 20 mostra për analizim mbetjesh pesticide në mollë dhe speca, si edhe 6 mostra për analizim në një stabiliment përpunim mishi.

Në Berat janë marrë 5 mostra për analizim të mbetjeve pesticide në sallatë jeshile dhe 3 mostra për plehërat që përdoren për bimët.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë inspektimet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimin për masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akk: 23/04/2020 17:36

    Merrni ndonje 5 lekesh se aq e keni takatin. Aku e karit. Doni futur ne burg ca nga ju qe te bejn punen te tjeret. E keni lene tregun si bordello

    Përgjigju
  • ani: 22/04/2020 22:41

    mos ja fusninkot kontrolli i shtetit eshte 00 me keta njerez qe keni fut ne pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona