Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet e në terren. Gjatë datave 07-11 janar 2019 janë kryer 444 inspektime në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Si pasojë e inspektimeve janë vendosur: 101 paralajmërime; 7 gjoba dhe 2 mbyllje subjekti.

NJOFTIMI I PLOTË I AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një jave ✅

Në javën që lamë pas AKU, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend janë kryer:

Për datat 07-11 janar 2019 janë kryer 444 Inspektime në terren, në të gjithë territorin e Shqipërisë

Ndër to;

101 Paralajmërime

7 Gjoba

2 mbyllje subjekti

Gjithashtu:

589 inspektime në Pikat Doganore

Janë kryer 355 analiza në të gjithë vendin, ndër to:

• 16% të rasteve ka qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar,

• 13% të rasteve nga kontrollet zyrtare në terren,

• 71% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli.