AKU sekuestron 84 kg mjaltë në Tepelenë, ishte industrial me përbërje sheqeri dhe pa dokumenta
Gjate operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregёtone 58 kavanoza 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar "mjaltë".
Foto ilustruese
Nё kuader tё planit operacional OPSON VII, Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastёr nё bashkёpunim me Drejtorine e Policise sё Qarkut Gjirokaster, Sektori i Krimit Ekonomik, nё vendin e quajtur "Uji i Ftohte", Tepelenё, kanё kryer njё operacion tё pёrbashkёt pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshёm tё tregetimit te produktit "Mjaltë" nga tregtare ambulante.
Gjate operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregёtone 58 kavanoza 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar "mjaltë".
Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa.Tregtohej nё në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatëshme higjenike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.
Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej “mjalt natyral”, nё fakt ishte mjalt industrial dhe jashtё parametrave tё konsumit njerёzor.
Sipas informacionit paraprak, tregtarёt e blinin mjaltin industrial me ҫmim tё ulёt, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinёn dhe pёrmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ ua shitur pёr “mjalt natyral” dhe me ҫmim tё lartё, pushuesve dhe turistёve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.
AKU ndёrmori ndaj shtetasit Ediator Qibini masёn administrative gjobё nё vlerёn 200 000 leke dhe masёn e e konfiskimit te produktit “mjaltë”. Ndёrsa Sektori I krimit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurёs sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tёKodit Penal dhe veprёn penale tё “fshehjes tё tё ardhurave” sipas Neni 180 i Kodit Penal .
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edmond Rrushi! Ja kush e zëvendëson
29 Janar, 15:44
-
Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Levan- Tepelenë, 2 të plagosur
28 Janar, 08:03
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Nga supa e pulës te mjalti, cilat janë ushqimet që ju mbrojnë nga virozat e stinës
23 Janar, 18:27
-
Arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit
20 Janar, 15:34
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor 2024, 10:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor 2024, 08:46
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor 2024, 16:59
-
'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë
21 Dhjetor 2024, 10:44
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31