Një kamion me 25 tonë misër rifuxho për bagëti nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit.

Kamioni po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi, kur është ndaluar nga autoritetet shqiptare për shkak se ka rezultuar me normë të lartë aflatoksine.

Sipas informacioneve, pas analizave të kryera, ka rezultuar se ngarkesa ishte me prezencë aflatoxinë B1 mbi normën e lejuar.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho. 

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.