Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë inspektimeve në Kavajë, ka gjetur një dyqan të tregtimit të mishit, pa NIPT dhe pa vulë.
Në momentin e inspektimit, pronari i dyqanit, Artan Dervishi, ka marre mishin dhe e ka futur në bagazhin e makinës, duke u larguar nga aty. Inspektoret e AKU kanë njoftuar policinë, Krimin Ekonomik, të cilët kanë bërë bllokimin e makinës bashkë me mishin, në sasinë prej 20 kg.
AKU bllokoi dyqanin dhe gjobiti tregtarin me 400.000 lek, 200 mijë për tregtim mishi pa vulë dhe 200 mijë për ushtrim aktiviteti pa NIPT.
Në videon e sjellë nga AKU, dëgjohet debati mes tregtarit dhe inspektorit të AKU.
Inspektori: Mos e luaj mishin se do ta verifikojmë mishin, na jep dokumentet.
Tregtari: Te jap mish tjetër une ty.
Inspektori: Po nuk ke ku vete.
Tregtari: Do shkoj në makinë
Inspektori: Ore mos e merr mishin ta fusësh në makinë
Tregtari: Ta bie unë ku të duash t’i
Inspektori: Po pse e merr dhe e fut në makinë kot.
Tregtari: Ta jap unë mishin ty, të gjithë
Inspektori: Po ikën t’i
Tregtari: Ja dy minuta
/Shqiptarja.com

Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO