Prania e akullit në aksin Bulqizë-Peshkopi për pak ka shkaktuar tragjedi. Report Tv ka siguruar pamjet e kamerës së sigurisë së një biznesi në rrugë, të filmuara mbrëmjen e djeshme, ku duken 4 automjete që rrëshqasin në akull njëri pas tjetrit, por fatmirësisht pa shkaktuar aksidente të rënda.

Ndërkohë ditën e sotme një automjetet është përmbysur në rrugë, ndërsa për pasojë shoferi ka pësuar disa dëmtime të lehta. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky aks është mjaft problematik për shkak të pranisë së akullit gjatë gjithë periudhës së dimrit, kjo për shkak të kanaleve kullues të bllokuar. Pavarësisht rrezikut që i kanoset shoferëve që kalojnë në këtë rrugë, sërish nuk janë marrë masa, teksa rruga vijon të jetë e ngrirë.

Më poshtë pamje nga aksidenti sot, teksa akulli vijon të jetë i pranishëm në rrugë