Akullnajat e Himalajeve po shkrijnë me shpejtësi dy herë më të madhe se norma (Fotografi satelitore)

Akullnajat e Himalajeve po shkrijnë me shpejtësi dy herë më të madhe se norma (Fotografi satelitore)

Një studim i ri, i bazuar në imazhet e deklasifikuara të satelitëve spiunë amerikanë të marrë gjatë Luftës së Ftohtë, tregojnë se si akullnajat e Himalajeve po shkrihen me një normë dy herë më të madhe se 20 vjet më parë.

Zbulimi i botuar në revistën shkencore "Science Advances", tregon se akulli i shkrirë nuk është zëvendësuar, gjë që rrezikon seriozisht rezervat ujore të qindra miliona njerëzve në të gjithë Azinë.

Hulumtimi, i cili bazohet në 40 vjet vëzhgime satelitore në Indi, Kinë, Nepal dhe Butan, sjell dëshmi se rreth 4 miliardë ton akulli kanë humbur mes viteve 1975 deri në vitin 2000.

Gjërat u përkeqësuan më tej, nga viti 2000 deri në vitin 2016, një periudhë në të cilën akullnajat kryesore në Himalaje, u shkrinë me dyfishin e shpejtësisë së pritur, duke humbur mesatarisht 8 miliardë ton akulli çdo vit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja