Akullorja përmirëson cilësinë
e jetës te njerëzit me kance

Akullorja përmirëson cilësinë <br />e jetës te njerëzit me kance
Një studim i kohëve të fundit tregon efektet në ushqyerje dhe përfitimet emocionale që sjell konsumi i akullores.
Konsumi i akullores artizanale (jo asaj industriale) përmirëson cilësinë e jetës te të sëmurët onkologjikë me çrregullime nutricionale.

Kjo është ajo që thotë një studim që ka përfunduar në prill të 2012 në dy spitale të Barcelonës, i cili ka arritur në përfundimin se akullorja jo vetëm ka vlera ushqyese për të sëmurët me kancer, por eshte përmirëson në mënyrë domethënëse sjelljen dhe gjendjen e tyre të përgjithshme duke ulur ankthin, depresionin dhe lodhjen.

Studimi ka përfshirë 31 pacientë të cilëve u janë dhënë suplemente nutricionale dhe 39 të tjerë të cilët kanë pasur të përfshirë në dietën e tyre akullore artizanale.

Si pasojë e rezultateve të studimit, të dy spitalet kanë përfshirë në dietën e tyre akulloren dhe është në studim e sipër ideja e hedhjes në treg të një produkti të përshtatur për këtë kolektiv, i cili do të mund të shpërndahej në qendrat e specializuara.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin