Akuza e Erdogan për Gjermaninë
Berlini: Retorikë e papranueshme

Akuza e Erdogan për Gjermaninë<br />Berlini: Retorikë e papranueshme
Tensionet mes Turqisë dhe Gjermanisë po përshkallëzohen ndërsa retorika mes liderëve është edhe më e ashpër.

Berlini i përgjigjet akuzave të Erdogan sipas të cilit vendi po ndjek praktika naziste, pas u ndaluan mitingjet elektrorale në kuadër të referendumit i cili pritet të mbahet në Turqi e që synon ta shndërrojë vendin një republikë presidenciale.

“Deklaratat e Erdogan janë të papranueshme, Fjalët e tij janë shpifje“ u shpreh zëdhënësi i kancelares Merkel duke shtuar se Gjermania është e paprekshme në cështje të tilla si toleranca dhe liberalizmi.

“Po të doja, do të vija në Gjermani që nesër. Nëse nuk më lejoni të hyj atje apo më ndaloni të mbaj fjalën në ndonjë miting, atëherë do të nis një kryengritje”, ka kërcënuar  një ditë më parë kreu i shtetit turk, i cili kërkon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqve të Gjermanisë. 

Autoritetet gjermane mendojnë se qëllimi i Erdoganit është të përshkallëzojë akoma më shumë situatën dhe ta shfrytëzojë atë për fushatën e tij.

Edhe ditë më parë raportet u tensionuan ndërsa Ankaraja ndaloi një gazetar që punon për një gazetë gjermane të cilin e konsideron një spiun gjerman.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike