Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të shtetasit Moisi Habilaj nga policia italiane, ku u shkatërrua një bandë e trafikut të drogës e përbërë nga disa shqiptarë dhe disa italianë. Në “Facebook”, Basha shkruan se PD ka denoncuar për 4 vite lidhjen e qeverisë me këtë klan, lidhjen e afërt të Saimir Tahirit me këtë bandë.

Sipas tij, audi i famshëm i ministrit përdorej pikërisht nga ky që sot u arrestua në Itali. Më tej, ai shton se Rama arrestoi oficerin e policisë, Dritan Zaganin, se denoncoi këtë lidhje, duke sulmuar pareshtur dhe opozitën.

“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, shkruan Basha. 

basha fb
(Postimi i Lulzim Bashës në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com