“Raporti i OSBE ka një të dhënë “disa kandidatë për deputetë kanë pasur mbështetje si suportues nga persona me rekorde kriminale, madje disa prej tyre janë zgjedhur sot deputetë”. OSBE tha se parashikohen 11 deputetë me të dhëna kriminale në Parlament”, tha Halimi.
Më tej, ai hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës, duke deklaruar jashtë dyerve të Kuvendit se ajo fsheh deputetët ndaj drejtësisë, si dhe urdhrat e Interpolit për arrestimin e tyre.
“Mazhoranca fsheh deputetët ndaj drejtësisë, fsheh dhe urdhrat e Interpolit. Kjo situatë dramatike duhet zgjidhur, opozitës nuk i mungon vullneti. Deputetët me rekorde kriminale duhet të lënë mandatin dhe të largohen. Ka dhe deputetë që kanë përfituar fonde nga kriminelët. Duhet pastruar Parlamenti”, shtoi ai.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com