Më tej, ai pyet se cilin ‘peshk të madh’ zuri policia dhe e liroi drejtësia, teksa shton se korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria he gjykata thjesht merr bakshishin.
Postimi i plotë:
Jo më teatër, por merrni përgjegjësitë! Që të merremi vesh: Pa dyshim që gjyqtarët e Prokurorët e korruptuar, kanë pëgjegjësinë e vet për mos dënimin trafikantëve! Por ata (gjykatësit e Prokurorët) nuk janë as drejtuesit, as organizuesit e as mbeshtetësit e trafikantëve! Përgjegjësinë për këtë gjë duhet tja kërkojmë QEVERISË!
Në cilin rast, kur kishte një trafikant me dosje të plotë me prova, gjykatat dhanë pafajsi?! Po flas për prova jo llafe e as letra pa vlerë. Cilin “peshk të madh” zuri policia dhe e vuri e liroi Drejtësia?! Po na i zënë policitë e vendeve të tjera, se kjo e jona i ndihmon të fshihen. Insistoj në bindjen time më të thellë se: korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria! Gjykata thjesht merr bakshishin.
Drejtësia duhet të ndëshkohet për shkak se ka lejuar politikën të fusë hundët në punët e saj! Por nuk mund të ndëshkohet për shkak se “hunda” e politikës nuk jeton dot pa mall e krim! Nëse duam të ndreqim ndonjë gjë në këtë vend, mirë është të fokusohemi tek problemi. Dhe në shoqërinë demokratike “Problemi është qeveria”- ka thënë Presidenti i USA Ronald Regan. Zhvendosja e vemendjes nga problemi tek nënproblemi vetëm sa e përkeqson gjendjen! Megjithatë, drejtësinë e reformuam, po qeverisë si do i bëjmë! 
(Postimi i Ylli Manjanit në Facebook)
d.c./shqiptarja.com






