Akuzë e rëndë për vdekjen 39-vjeçarit, mjeku-Berishës: Profesori im, s'duhet ta harrosh dhimbjen kur të humb pacienti në duar

Akuzë e rëndë për vdekjen 39-vjeçarit, mjeku-Berishës: Profesori im, s'duhet ta harrosh dhimbjen kur të humb pacienti në duar

Mjeku Sami Agolli

PRRENJAS-Një pacient rreth moshës 39-vjeç ka humbur jetën në Spitalin e Përrenjasit pas një operacioni të bërë, por ngjarja mori përmasa të mëdha pasi ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta për mjekun Sami Agolli. I fshehur pas qytetarit dixhital, Berisha denoncon se familjarët kanë kërkuar ekspertizë, por “ndërhyrja e Taulant Ballës e ka bërë të vështirë” sepse Sami Agolli është kryetar i PS. Megjithatë, mjeku ka deklaruar se ngjarja nuk ka qenë për shkak të neglizhencës së tij, e aq më tepër që të ketë bërë ndërhyrje për të ndryshuar rezultatin e ekspertizës.

Si një student i Berishës, Agolli i jep një këshillë që të mos përdorë raste të tilla për të sulmuar mjekës pasi sipas tij dhimbja kur humb një pacient është shumë e madhe, dhimbje të cilën zbulon se e ka përjetuar edhe vetë ish-kryeministri si një mjek.

"Dhe një herë ngushëllime familjes Gega për ndarjen nga jeta të njeriut tyre të dashur. Isufi vdiq në Spitalin e Përrenjasit ne mesnatën e datës 12 shtator. Për trajtimin e bërë nga ana ime, ka një kartelë ditore, e cila është në prokurorinë Elbasan.

Është bërë autopsia dhe po bëhen ekzaminimet e ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë rezultatet e të cilës nuk kanë dalë akoma se zgjasin në kohë. Nëse unë kam gabuar në trajtimin e bërë, do të mbaj përgjegjësinë e do pranoj dënimin që më takon. Në mjekësi si në çdo fushë tjetër, punojnë mjekë, apo infermierë me bindje te ndryshme, po në raport me të sëmurët janë mjekë e infermierë. Secili bën punën e vet pa hijen apo mbrojtjen e askujt.

Secili punon për të mjekuar e shëruar të sëmurin e jo për t’i marrë jetën. Më vjen keq për zt Berisha të cilin e kam pasur dhe profesor që përcjell informacione të tilla. Ai nuk duhet ta ketë harruar dhimbjen e mjekut kur e humb pacientin e vet. Ngushëllime dhe ndjesë familjes Gega për këtë prononcim", shkruan doktori.

Si ndodhi ngjarja?
Burime për Report TV bëjnë me dije se 39-vjeçari, identiteti i së cilit nuk dihet ende, ka ndërruar jetë në autoambulancë rrugës për në spitalin e Librazhdit. Mësohet se ai është ndalur në spitalin e Prrenjasit, por në këtë spital nuk ka kardiolog dhe është nisur me urgjencë drejt Librazhdit, por ka humbur jetën rrugës dyshohet për shkak të një infarkti. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk është bërë ende ekspertiza e tij, por në morgun e Tiranës është regjistruar si vdekje në ambientet e shtëpisë, ç'ka ka bërë që familjarët të paraqiten në morg për të ndryshuar përshkrimin.

Postimi i plotë i mjekut 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer